La Liga

Lopetegui te Real Madrid, këta janë dy yjet e madrilenëve që përfitojnë më shumë nga emërimi i tij

Të hyje në skenë pas The BEatles do të kishte qenë padyshim detyra më e vështirë e çdo bande muzikore, prapëseprapë Julen Lopetegui duhet të bëjë pikërisht diçka të përafërt pasi është konfirmuar se ai do të jetë trajneri i ri i Real Madrid.

Patjetër, është një mundësi që të vjen një herë në jetë, por a do të arrijë ai të vazhdojë ecurinë fantastike të Real Madrid?

Zinedine Zidane është The Beatles. Francezi ka shijuar dy vite e gjysmë të papërsëritshme te Los Blancos. Lopetegui do të jetë pasardhësi që do të hyjë në skenë…

Brenda gjashtë muajve të parë Zidane arriti të fitonte Champions League, pasi mposhti Atletico Madrid me penallti.

Një sezon më pas ai fitoi dopietën, duke triumfuar në La Liga dhe në Champions League, duke bërë Real Madrid ekipin e parë që mbron titullin e Champions.

Dhe vetëm pesë ditë pasi u tërhoq nga posti i tij, Zidane ka fituar Champions League e tretë radhazi, diçka që as një tifoz i çmendur i Real nuk do ta kishte ëndërruar.

Megjithëse në fillim të gjithë u befasuan me emërimin e Lopetegui, është një martesë që ka kuptim.

Ai ka treguar te Spanja se di të rikthejë pasionin dhe urinë te një ekip që duket i ngopur me trofe.

Emërimi i tij do të jetë një lajm i mirë edhe për Isco dhe Asensio, dy lojtarë spanjollë të cilët ai i vlerëson shumë.

Do të jetë e vështirë të jesh pasardhësi i Zidane, por të shumtë do të jenë ata që do ta duartrokasin trajnerin e ri kur të hyjë në skenë.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga La Liga