Kombëtarja

A do të jetë më Ansi Agolli kuqezi? Përgjigjen e jep Panucci

Në grumbullimin e Antalias, për miqësoren me Turqinë, ran ë sy mungesa e kapitenit Ansi Agolli. Vetë futbollisti tha se ka biseduar me trajnerin Panucci, ndërsa ky i fundit, në konferencën e sotme për shtyp, ka hedhur më tepër dritë mbi këtë çështje: “Agolli? Kam folur me të, e kam telefonuar. I kam thënë se në kohën e eliminatoreve të Europianit të ardhshëm do të jetë 37 vjeç e gjysmë, ndaj do të shoh disa opsione në rolin e tij. Në këtë vit përgatitjesh është e drejtë që të shoh të gjitha alternativat. Nëse do të jetë në formë të mirë, nuk do ta marr parasysh moshën, do të grumbullohet dhe mund të luajë. Por, deri në qershor, do t’i shoh edhe alternativat e tjera. Ka shumë shqiptarë që luajnë jashtë, por ideja është që të krijojmë një skuadër cilësore. Më intrigon kjo.

E kemi bazën e kombëtares, por ka edhe shumë lojtarë të rinj, që do t’i shikoj. Nuk e përcaktoj unë kush grumbullohet, metaforikisht, por dëshira e tyre. Le t’i referohem Qakës. Kisha një muaj e gjysmë që e shikoja. Talenti i tij e solli këtu, jo unë. Si ai ka edhe shumë të tjerë, ndaj do t’i shohim. Si do t’i përzgjedh lojtarët? Unë do të doja që lojtarët të luajnë sa më shumë me klubet respektive. Do thirren ata që i përshtaten modelit tim të lojës. Kur të grumbulloj 8 mbrojtës, fjala vjen, normalisht që do të luajnë ata që kanë më shumë minuta në këmbë. Sadiku kishte 27% të ndeshjeve të luajtura dhe e dinte që do të punonte me ekipin kombëtar për 9 ditë”.

Më poshtë ndiqni të plotë, audio dhe video, konferencën e Panuccit:


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kombëtarja