Kampionati Shqiptar

Te Partizani s’ka vend, Vatnikaj huazohet te Tërbuni

Jurgen Vatnikaj mund të quhet afrimi i radhës te Tërbuni. Vetë trajneri Samuel Nikaj e konfirmon arritjen e një marrëveshjeje huazimi të sulmuesit të ri nga klubi i Partizanit.

Jurgen Vatnikaj mund të quhet afrimi i radhës te Tërbuni. Vetë trajneri Samuel Nikaj e konfirmon arritjen e një marrëveshjeje huazimi të sulmuesit të ri nga klubi i Partizanit. “Kemi rënë dakord që Vatnikaj të veshë fanellën e Tërbunit për sezonin e ri, por kjo nuk do të thotë që do të heqim dorë edhe nga sulmuesit që kam përmendur vazhdimisht gjatë merkatos.

Vatnikaj 2

Vatnikaj në dyluftim me Çelën, gjatë një ndeshjeje kupe, Laçi-Partizani 2-0

Duam edhe Fation Sefën me Vilfor Hysën. Unë kam besim te këta lojtarë, që jam duke i stërvitur, se do ta përballojmë elitën, megjithatë na duhet një sulm që garanton gola.” Kësisoji, Vatnikaj, për të pasur hapësira aktivizimi, është i detyruar ta lërë këtë sezon Partizanin, sepse aty ka konkurrencë të madhe dhe nuk mund të luajë.

Kukesi-Terbuni

Moment nga miqësorja Kukësi-Tërbuni 1-0

Në miqësoret e deritanishme të pukjanëve, pesë të tilla në përgatitoren e verës, tre ndaj kundërshtarësh superior, si dje ndaj Kukësait, ka rënë në sy se faza ofensive e debutuesve në Superiore lë për të dëshiruar . Nikaj nuk ka ende një sulmues “goli”. Kanë mbetur edhe 6 ditë deri në fillimin e kampionatit dhe 15 ditë për t’u mbyllur zyrtarisht merkatoja, ndaj reparti i përparmë i Tërbunit është në “alarm”. Kjo edhe pas dëmtimit të rëndë që pësoi sulmuesi i majtë, Manuka, i cili do të detyrohet me shumë mundësi të bëhet operacion dhe të mungojë rreth 2 muaj.

[total-poll id=67746]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar