Merkato

Të rinj dhe të talentuar, “Top 10” e lojtarëve që kërkojnë skuadër

Skuadra si Chelsea, Milan, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain kanë të gjitha lojtarë shumë të mirë, të cilët po kërkojnë të gjejnë një skuadër të re në këtë merkato të verës. Këta janë 10 më të mirët që duan të ndryshojnë fanellë:

Diego Costa (Chelsea)

Sulmuesi i Chelsea-it është përfolur për një kthim tek Atletico Madrid dhe është padyshim në merkato. “Antonio Conte më ka dërguar një mesazh ku më ka thënë se unë nuk do të jem pjesë e planeve të tija për sezonin e ri”, i ka thënë Costa gazetarëve pas miqësores të zhvilluar nga Spanja kundër Kolumbisë qershorin e kaluar. 28-vjeçari ka ndihmuar “Blutë” të fitojnë Premier League vitin e kaluar, duke realizuar 20 gola, por marrëdhënia e tij me trajnerin italian po e largon nga “Stamford Bridge”.

Jese Rodriguez (PSG)

Gjatë pjesës së parë të sezonit të kaluar, Jese luajti vetëm 368 minuta për PSG nën drejtimin e trajnerit Unai Emery dhe zgjodhi të kthehej në shtëpi, duke iu bashkuar Las Palmas-it me formulën e huazimit. Paraqitja e tij ka lënë për të dëshiruar edhe në La Liga dhe tani ai është kthyer te PSG ku aktualisht është pjesë e skuadrës në turin parapërgatitor. Parisi ka shumë lojtarë cilësorë në pozicionin e tij dhe për këtë arsye pritet që ish-lojtari i Real Madrid të vihet në kërkim të një ekipi tjetër.

Baça (Milan)

Blerja e Andre Silva nga ana e Milan do të thotë se Carlos Bacca e ka humbur vendin në formacionin titullar, me kuqezinjtë që po punojnë për të marrë një tjetër sulmues para mbylljes së merkatos. 30-vjeçari ka realizuar 13 gola sezonin e kaluar, por ka lënë shumë për të dëshiruar në fazën e dytë. Baça është një sulmues që do të ketë shumë kërkesa në Itali dhe Europë.

Arda Turan (Barcelona)

Nga momenti i transferimit te Barcelona në 2015-ën, Arda Turan nuk ka arritur të fitojë një vend në formacionin titullar dhe tani mund të largohet nga klubi. Blerja e Gerard Deulofeu do të thotë se turku nuk do ta ketë aspak të lehtë të gjejë hapësira në treshen e sulmit, me Paco Alcacer që është gjithashtu në kërkim të minutave, teksa Barcelona ka shumë lojtarë që mund të luajnë në mesfushë. Thomas Vermaelen, Munir El-Haddadi dhe Douglas luajnë në të njëjtin pozicion si Turan dhe asnjëri nga këta duket se nuk është pjesë e planeve të trajnerit Ernesto Valverde.

Lucas Perez (Arsenal)

Sulmuesi i Arsenal, Lucas Perez, nuk ka udhëtuar me skuadrën për turin parapërgatitor që “Topçinjtë” po zhvillojnë në Australi dhe Azi. Për më tepër, blerja e Alexandre Lacazette, i cili i shtohet Olivier Giroud, Danny Welbeck, Alex Iwobi dhe Alexis Sanchez, do ta bëjnë akoma më të vështirë gjetjen e hapësirave në ekip nga ana e 28-vjeçari. Pavarësisht tetë golave të shënuar në sezonin debutues në Angli, në 1.038 minuta të luajtura në 22 ndeshje, e ardhmja e Perez duket se është larg “Emirates Stadium”.

Renato Sanches (Bayern)

“Renato Sanches mund të huazohet. Ne duhet të marrin një vendim”, ka thënë drejtuesi i Bayer Munich, Karl-Heinz Rummenigge. 19-vjeçari, i cili u bë i famshëm me paraqitjet e mira të bëra më Portigalinë në Euro 2016, ka luajtur vetëm 903 minuta nën drejtimin e Carlo Ancelotti-t sezonin e kaluar. Me lojtarë si, Thiago Alcantara dhe Arturo Vidal, pa harruar blerjet e fundit Corentin Tolisso dhe James Rodriguez, ka pak mundësi që Sanches të gjejë hapësira te bavarezët. Për këtë arsye, huazimi i tij te një ekip tjetër duket si zgjidhja më e arsyeshme. Milan është një nga ekipet e interesuara, që do ta marrë lojtarin me formulën e huazimit dhe me të drejtën për ta belrë atë në fund të sezonit.

Ben Arfa (PSG)

Shumë kanë menduar se Hatem Ben Arfa e ringjalli karrierën e tij pas një sezoni shumë të mirë të zhvilluar me Nice në 2015/16, por transferimi te PSG verën e kaluar nuk ka qenë dhe aq i suksesshëm, me 30-vjeçarin që e ka kaluar pjesën më të madhe të kohës në stol, me trajnerin Emery që ka zgjedhur lojtarë si, Lucas Moura, Javier Pastore dhe Julian Draxler para tij. Francezi nuk i është bashkuar skuadrës në Amerikë dhe, për shkak të cilësive të tij, shumë skuadra do të jenë të interesuara, me Roma-n që duket se kryeson listën.

Krychoëiak (PSG)

Emery e mori Grzegorz Krychowiak te PSG nga Sevilla verën e kaluar, por lojtari polak nuk ka bindur në kryeqytetin francez. Ai ka luajtur vetëm 19 ndeshje, duke grumbulluar 1,025 minuta. Si Ben Arfa, Krychowiak nuk ka udhëtuar me skuadrën për turin parapërgatitor dhe e ardhmja e tij është padyshim larg “Parc des Princes”.

Jovetic (Inter)

Ndërsa Stevan Jovetic ëndërron një kthim te Sevilla, ai vazhdon të stërvitet me Inter-in. Malazezi ka shkëlqyer gjatë gjashtë muajve të kaluar me ekipin spanjoll në “Estadio Ramon Sanchez Pizjuan”, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë pesë asiste. Luciano Spalletti, trajneri i ri i Inter, nuk e konsideron atë pjesë të planeve të tij dhe klubi është vënë në kërkim të një zgjidhjeje.

Nasri (Manchester City)

Pas një fillimi shumë të mirë dhe një faze të dytë jo shumë të mirë me Sevilla, Samir Nasri është kthyer te Manchester City, por nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola. Francezi është shumë i aftë teknikisht dhe është i vendosur të largohet nga “Etihad Stadium” bashkë me Eliaquim Mangala, Ëilfried Bony dhe Kelechi Iheanacho. Nasri, Mangala dhe Bony janë lojtarë për të cilët City ka shpenzuar shumë para, por ka pak mundësi që ta marrë mbrapsht shumë e shpenzuar për ata të tre.

Më shumë nga Merkato