Fitnes

Të rinjtë shqiptarë po e pësojnë nga zemra, duhet aktivitet fizik!

Të rinjtë shqiptarë po e pësojnë nga zemra, duhet aktivitet fizik!

Stili modern i jetesës nuk është më i miri për shëndetin tonë. Të rinjtë, sidomos, po bëjnë gabime trashanike në dëm të shëndetit të tyre. 

Mungesa e aktivitetit fizik, por sidomos duhani dhe alkooli po ndikojnë që shtrëngimet në zemër te moshat e reja të kthehen në një fenomen. Më parë kjo nuk ndodhte. Në vitin 19991, Shqipëria renditej ndër vendet me më pak probleme me zemrën në popullsi nga të gjitha vendet e tjera evropiane.

Kardiologia Daniela Teferici thotë se sëmundjet e zemrës nuk mund të anashkalohen kurrsesi dhe se statistikat e fundit janë shqetësuese.

“Fakti që stili i jetesës vitet e fundit ka qenë i pashëndetshëm, ka bërë që sëmundje kardiovaskulare të shfaqen edhe në moshat e reja, në persona me moshë 30-35 vjeç. Shqipëria aktualisht është vendi i parë në Evropën Juglindore përsa i përket sëmundshmërisë nga sëmundja arteriosklerotike e zemrës. Simptoma kryesore është dhimbja e gjoksit. Kjo është simptoma më tipike, një dhimbje që e kufizon njeriun të kryejë aktivitetin e përditshëm. Në rast se ndodh kjo, atëerë ky person duhet të vijë të vizitohet”.

Të rinj, kini kujdes! Mosha nuk ju garanton gjithçka. Aktiviteti fizik është i domosdoshëm, jo thjesht i nevojshëm!

Më shumë nga Fitnes