Bundesliga

Të shtunën lamtumira, Lahm zgjedh dy pasuesit e tij

Këtë fundjavë, në Bundesligë do të luhen ndeshjet e javës së fundit. Bayern do të presë në “Allianz Arena” Freiburg-un në një sfidë që do të jetë shumë e veçantë, sepse do të jetë hera e fundit me kapitenin Philipp Lahm në fushë. 33-vjeçari do të japë përfundimisht dorëheqjen nga futbolli i luajtur, duke mbyllur një karrierë të mbyllur plot fitore, histori dhe trofe. “Po e pres me padurim ndeshjen, jam shumë i emocionuar”, – u shpreh dje Lahm.

“Padiskutim që e shtuna do të jetë një ditë shumë e bukur, por gjithashtu shumë-shumë e vështirë për mua. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por do të jetë interesante. Fjalët e mia të fundit si lojtar i Bayern-it? Jo, nuk kam përgatitur ndonjë fjalim, kam përshtypjen se do të them diçka spontanisht”, – shtoi mbrojtësi i djathtë, i cili “zgjodhi” pasuesit e tij. “Manuel Neuer dhe Thomas Müller munden. Ata kanë një karrierë të ngjashme me timen dhe janë liderë absolutë.”

Më shumë nga Bundesliga