Futboll

Te Tirana do të ketë spastrime, i pari rrezikon një mbrojtës

Tirana është në pikë të hallit. Ekipi bardheblu nuk po arrin të marrë fitoren e munguar që prej 5 javësh. Afrimi i trajnerit Ardian Mema nuk ndryshoi shumë dhe pas largimit të Ze Maria. Pankina e bardhebluve është e zjarrtë dhe kjo po shihet qartë, pasi si braziliani e si shqiptari nuk po arrijnë të ndërtojnë një ekip që funksionon pa stonime. Një ndër problemet më të mëdha të kryeqytetasve është mbrojtja.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Ekipi kryeqytetas është mbrojtja e dytë më e dobët e kampionatit, pasi ka pësuar 14 gola, po aq sa Kamza dhe Luftëtari. Vetëm Kastrioti ka pësuar më shumë se sa ekipi 24 herë kampion i vendit. Me merkaton e janarit pranë nevojitet ndërhyrja në merkato. Sipas informacioneve që bëhen me dije nga skuadra bardheblu, ekipi i Tiranës do të bëjë disa spastrime në mbrojtje. Burime të ndryshme pranë Telesport bëjnë me dije se Vincent Attingah është emri i parë që përflitet për t’u larguar. 25-vjeçari ka luajtur 8 ndeshje në formacion, por nuk ka bindur shumë.

Mema e ka pranuar publikisht se nuk do të pranojë gabime amatore në skuadër. Disa prej golave të pësuar nga bardheblutë nën drejtimin e tij kanë qenë skandalozë dhe kanë vendosur dhe ndeshjet. Shpresa e vetme e Tiranës mbetet merkatoja e janarit, në rast se klubi bardheblu nuk ndërhyn atëherë do ta ketë shumë të vështirë me këtë kontigjent futbollistësh.

Më shumë nga Futboll