
Pesha e 90 milionë eurove ndihet, por Gonzalo Higuain është i vendosur ta heqë nga shpatullat. Të paktën sipas asaj që ka thënë për revistën sportive kanadeze “Soccer 360 Magazine”. “Dua t’i tregoj Juventus se vlej atë shifër që paguan për mua. Kjo do të thotë se duhet të fitojë trofe dhe të jap maksimumin tani që jemi në pjesën më të rëndësishme të sezonit. Shpresoj të jem protagonisti i fitoreve të Juventus,” – deklaroi ish-sulmuesi i Napoli.
Argjentinasi u ble nga kampionët e Italisë për t’i ndihmuar të ngjiten një shkallë më lart në Europë. “Champions League është objektivi kryesor që kemi. E dimë që është një veprimtari e vështirë, por duhet të besojmë deri në fund dhe të provojmë ta fitojmë. Tjetër gjë janë faza me grupe dhe tjetër gjë janë ndeshjet me eliminim direkt ku të gjitha skuadrat synojnë të shkojnë në finale.” – deklaroi Higuain.
“Rivalët kryesorë do të jetë Barcelona dhe Real Madrid, që e kanë fituar këtë veprimtari në vitet e fundit dhe kanë treguar se janë shumë të fortë, por në garë është edhe Bayren Munich. Mendoj se edhe Manchester City i Pep Guardiola ka shanse në Champions League, – deklaroi Higuain, që jep edhe një mendim për Lionel Messi. – Nuk mund të shpjegohet rëndësia e tij. Eshtë më i mirë në botë. Prania e tij te kombëtarja e Argjentinës na jep besim ne të tjerëve për arritjen e objektivave.”
[interaction id=”58714ba1804953407ce1c9a6″]
Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar
