Champions League

Teksa të gjithë e kishin mendjen te Kassai, Ronaldo & Ramos kanë tentuar të joshin Lewandowski te Real

Pas fitores 4:2 të mbushur me polemika të Real Madrid në “Bernabeu” mbrëmjen e së martës, vëmendja e shumë lojtarëve të Bayern ishte te arbitri i ndeshjes Victor Kassai. Ndërkohë, lojtarët e Real ishin të fokusuar të rekrutonin një prej kundërshtarëve të tyre.

Pas fitores 4:2 të mbushur me polemika të Real Madrid në “Bernabeu” mbrëmjen e së martës, vëmendja e shumë lojtarëve të Bayern ishte te arbitri i ndeshjes Victor Kassai. Ndërkohë, lojtarët e Real ishin të fokusuar të rekrutonin një prej kundërshtarëve të tyre. Kampionët gjermanë ishin të inatosur me Kassai, i cili i tregoi një karton të kuq të pamerituar Arturo Vidal pak përpara se të përfundonte pjesa e parë dhe më pas lejoi që Cristiano Ronaldo të shënonte dy gola megjithëse ishte në pozicion jashtë loje. Teksa trajneri bavarez Carlo Ancelotti shkoi të konfrontohej me Kassai pas fërshëllimës finale, sulmuesi polak Robert Lewandowski po shoqërohej nga Ronaldo dhe Sergio Ramos.

Lewandowski Ramos

Gjithsesi, biseda midis treshes nuk përmbante vetëm komplimente dhe urime, por dhe një tentativë të dyshes së Los Blancos për të joshur ish-sulmuesin e Dortmund në “Bernbeu”. Kryesuesit e ligës spanjolle janë admirues të Lewandowski-t dhe kanë vite që kërkojnë firmën e sulmuesit. Në një rubrikë të AS, shkruhej: Ishte një bisedë midis Ronaldo, Ramos dhe Lewandowski-t. Ata kanë qenët duke i mbushur mendjen se do të kishte vend për të nëse do të zgjidhte Madridin.” Gjithsesi, nëse Perez do të vendoste të bënte polakun si prioritetin e tij në merkato, do t’i duhet të derdhë në arkat e Bayern një shumë të konsiderueshme. Lewa po kalon një tjetër sezon fantastike në Bundesliga, me 39 gola të shënuar në 41 ndeshje.

Viktor Kassai

Më shumë nga Champions League