Connect with us

Kampionati Shqiptar

Telushi: Pretendentë, titulli kampion “kalon” nga Vlora!

Flamurtari vijon përgatitjet në Antalia të Turqisë. Trajneri Gentian Mezani ka zbuluar synimin e kuqezinjve në këtë sezon futbollistik

Flamurtari vijon përgatitjet në Antalia të Turqisë. Trajneri Gentian Mezani ka zbuluar synimin e kuqezinjve në këtë sezon futbollistik, që është fitimi i Kupës së Shqipërisë. Përmes këtij trofeu shpresohet te shkuarja në Kupat e Europës. Në kampionat, bregdetarët janë të zhbilancuar dhe për momentin “notojnë në ujërat e turbullta” të mbijetesës. 6 pikët e hequra nga klasifikimi, pas dënimit të FIFA-s, duket se do të jenë si një “gur në qafën” e Flamurtarit deri në fund të kampionatit.

Sidoqoftë, vit i ri dhe shpresa të reja. Me këtë devizë e përmbledh deklaratën e tij kapiteni Bruno Telushi, teksa flet për mikrofonin e “Supersport” nga Turqia: “Patëm disa ndeshje të mira në kampionat dhe humbja me Korabin na rëndoi disi, por mendoj se për momentin jemi mirë, kemi një grup cilësor lojtarësh dhe po zhvillojmë seanca efikase stërvitore. Në përgjithësi, jemi të kënaqur. Grupi është shumë i mirë, i fortë, por si çdo skuadër ka edhe problemet e veta. Nuk mund të vendos objektiva, sepse nuk na ka vendosur klubi.

Ne shikojmë gjithmonë ndeshjen e radhës. Skuadrat kryesore janë shumë pikë përpara nesh, Nuk mendojmë për aq lart, por për një fazë tjetër dhe duhet të presim në fund për të bërë llogaritë. Skuadrat kryesore dhe pretendente do ta kenë problem që të ndeshen me ne. Presidenti dhe stafi po bëjnë një punë shumë të mirë për momentin. Nëse arrijnë të privatizojnë klubin, atëherë sezonin e ardhshëm mund të pretendojmë për të dalë kampionë”.

 

Më shumë nga Kampionati Shqiptar