• Teqja dhe Lika, sot shtojnë radhët e Tiranës në Antalia

    Publikuar: 10 Jan 8:40

    Tirana ka zhvilluar dje një tjetër ditë intensive në Turqi. Bardheblutë kanë zhvilluar dy seanca përgatitore në Antalia, me ritëm të lartë. Gjendja e skuadrës është mjaft e mirë dhe të gjithë futbollistët janë në dispozicion të trajnerit Mirel Josa. Sot do të udhëtojnë nga Tirana Ilion Lika dhe Olsi Teqja për t’u bashkuar me skuadrën. Dorian Kërçiku është i vetmi futbollist që vijon të stërvitet i diferencuar për shkak të një problemi muskular. Përgatitjet vijojnë sërish sot, me dy seanca stërvitore, paradite dhe pasdite. Në datën 12 janar do të zhvillohet, sipas planifikimit, ndeshja e parë miqësore.

    Ndërkohë, grupi bardheblu ka “firuar” pas largimeve të fundit, ndërkohë që afrime të zyrtarizuara nuk ka ende. Kështu, Erjon Vucaj, Ansi Nika dhe Enriko Papa janë larguar nga skuadra 24 herë kampione, për shkak se nuk kanë gjetur hapësira në formacion dhe kanë kërkuar zgjidhjen e kontratave. Klubi nuk i ka penguar, por ka lejuar largimin e tyre, duke qenë se nuk ishin në planet teknike për pjesën e dytë të sezonit. Argjend Mustafa nuk është grumbulluar me skuadrën në Turqi dhe nuk është në plane, gjithashtu, për pjesën e dytë të sezonit, për shkak të pamundësisë së tij fizike. Gjergji Muzaka është lënë jashtë skuadrës për shkak të gjyqit të hapur prej tij në Federatën Shqiptare të Futbollit.

    [interaction id=”578d003633e3688a29d075cb”]


    Lexo postimet e tjera