Connect with us

Kampionati Shqiptar

Teqja: Në Shkodër vetëm për fitore (video)

Fitorja e arritur në fundjavë me Luftëtarit, ka rikthyer qetësin në kampin bardheblu. Në klasiken me Vllazninë në “Loro Borçi” synohet vetëm fitorja për t’i bërë një mbyllje pozitive fazës së dytë si dhe për të shkurtuar sa më shumë diferencën me ekipet që pozicionohen më lart në klasifikim. I përshtatur si mbrojtës qendre, Olsi Teqja në konferencën për mediat deklaroi se Tirana do të shkojë në Shkodër për të marrë maksimumin e pikëve nga ky takim. “Luajmë ndeshjen e fundit për vitin 2016, një takim shumë i rëndësishëm për ne. Na duhet të fitojmë dhe marrim tri pikët që na vlejnë për objektivin”.

“Ne kemi lënë disa pikë rrugës, për shkak edhe të disa problemeve me dëmtimet e lojtarëve kryesore. Na duhet të fitojmë për të rifituar kuota në tabelën e klasifikimit. Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen e fundit edhe pse sërish kemi disa mungesa. Në Shkodër unë di që Tirana ka marrë gjithmonë rezultate pozitive, megjithatë nuk duhet të diskutojmë të kaluarën por të shohim përpara. Kam besim se do ja dalim”, tha Teqja. Edhe kundër Vllaznisë, Josa nuk e ka grupin të plotë, kështu në repartin e mbrojtjes mungon Muça dhe Kërçiku ndërsa në mesfushë afrikani Akua.

 

Më shumë nga Kampionati Shqiptar