Kategoria Superiore

Tërbuni bën 3 goditjet e para, merr Brahjen, Rexhën e Tushen

Ka nisur mbarë merkatoja e ekipit të Tërbunit. Vetëm një ditë pas nisjes së stërvitjes së tij, me këtë skuadër kanë firmosur tre futbollistët e parë të kërkuar nga ana e trajnerit Samuel Nikaj. Bëhet fjalë për Julian Brahjen, Ervin Rexhën dhe Gerald Tushe. Të tre ata kanë arritur akordin me administratorin Grand Frroku dhe konsiderohen tashmë pjesë e skuadrës pukjane.

 

Stafi teknik i konsideron lojtarë të rëndësishëm dhe prandaj ka insistuar për t’i marrë. Vlerat e Brahjes njihen nga të gjithë dhe për më tepër përvoja e tij e madhe që do ta ndihmojë këtë skuadër në repartin e mbrojtjes. Trajneri Nikaj e ka konsideruar një nga të preferuarit e tij dhe natyrisht që është i kënaqur me hedhjen e firmës prej tij në kontratë. Në sezonin e fundit ai ka luajtur me Teutën dhe tashmë do të jetë pjesë e Tërbunit.

Tushe-feston-me-Partizanin

Gerald Tushe kur luante me Partizanin, tashmë pjesë e Tërbunit

Përveç tij, sot ka firmosur edhe mbrojtësi i djathtë Ervin Rexha. Ai ka qenë pjesë e Vllaznisë dhe Laçit në Superligë, ndërkohë që së fundi ka luajtur me Luftëtarin e Gjirokastrës. Luan në rolin e mbrojtësit të djathtë dhe trajneri Nikaj e ka stërvitur vite më parë tek Akademia Vllaznia dhe prandaj ia njeh vlerat.

 

Një tjetër lojtar që ai e njeh është Tushe, të cilin e ka patur në skuadër kohët e fundit te Mamurrasi, prandaj dhe me të është firmosur kontratë për ta pasur te Tërbuni. Në këtë mënyrë, kjo skuadër ka filluar të marrë gradualisht formën e duhur. Në ditët në vijim priten edhe firma të tjera të rëndësishme kryesisht me lojtarë të kampionatit shqiptar, por nuk përjashtohen edhe të huajt, teksa një mbrojtës i majtë brazilian, që është provuar sot në stërvitje, ka dhënë shenja të mira.

Burimi: Gjergj KOLA (Shkodër)

[total-poll id=52150]

Më shumë nga Kategoria Superiore