Atletikë

Tërheqja e Luiza Gegës nga Botërori, presidenti Gjergj Ruli ngre dyshime

Në Botërorin e atletikës të zhvilluar në Londër nuk garoi atletja shqiptare Luiza Gega, e cila u tërhoq nga eventi për shkak të një dëmtimi. Ajo ishte atletja e vetme kuqezi në këtë event dhe për shkak të kësaj tërheqje asnjë shqiptar nuk garoi në Botëror, një lajm i trishtueshëm ky për “mbrëtëreshën” e sportit tonë. Kjo ka trishtuar edhe numrin 1 të atletikës shqiptare, presidentin e FSHA-së, Gjergj Ruli, që në një intervistë për “Rtsh Sport” ka thënë: “Eksperienca më bën që të jem pak i dyshimtë. E uroj për gjithçka sa ka arritur. Në jetë edhe gabohet, në jetë ka edhe stres, por ka edhe frikë. Nëse frika dominon atë që t’i ke brenda nuk është faji im, sepse ti je përgatitur dhe mendërisht për të bërë një garë. Mendimi im është ky që Luiza Gega është tërhequr sepse i është ruajtur një paraqitjeje jo të mirë në Botëror dhe mbi të gjitha ka pasur frikë në këtë aktivitet”.

Presidenti i KOKSH, Viron Bezhani me atleten Luiza Gega dhe presidentin e FSHA-se, gjergj Ruli

Më tej, Gjergj Ruli shprehet se pavarësisht rezultateve fantastike që Gega ka arritur në arenën ndërkombëtare, për Federatën Shqiptsre të Atletikës kontributi i saj është modest. “Nuk dua ta zhvlerësoj figurën e Luiza Gegës si atlete e shkëlqyer e atletikës shqiptare në këto dhjetë vitet e fundit. Por do të isha shumë kritik dhe shumë i ashpër për kontributin e saj për Federatën Shqiptare të Atletikës në arenën ndërkombëtare për Federatën mëmë, që quhet IAAF. Ne nuk kemi vetëm gara dhe mitingje ndërkombëtare, atje ku Luiza Gega merr pjesë. Por kemi dhe detyrime ndaj Federatës Botërore. Luiza Gega kishte kapur normën dhe kjo duhet bërë e ditur për të gjithë ata që e ndjekin atletikën dhe që janë fansa të saj. Madje dy norma për të qenë përfaqësuese në Botëror. Për këtë e përgëzoj për sakrificën që ka bërë bashkë me trajnerin”, tha Ruli.

Ruli dhe Dionisi, dy drejtuesit e FSHA-se

Më shumë nga Atletikë