• Tërheqje muskulore, Alcantara 4 javë larg fushave

    Publikuar: 7 Jan 9:15

    Moment ankthi në kampin bavarez. Të shtunën në mëngjes ylli i Bayern Munchen duhet të ndërpriste stërvitjen. Spanjolli pësoi një dëmtim në seancën e gjashtë stërvitore teksa ekipi është grumbulluar në Doha/Katar. Diagnoza: tërheqje muskulore në kofshën e djathtë. Mesfushori do të mungojë për të paktën katër javë. Gjatë ushtrimit dhjetë kundër dhjetë me gjashtë porta ndodhi fatkeqësia.

    Der Spanier wird im Golf-Kart ins Mannschaftshotel gebracht

    Thiago duhet të linte përgjysmë stërvitjen duke mbajtur  me dorë kofshën e djathtë. Lojtari i përfaqësueses spanjolle pasi u kontrollua për disa minuta nga doktori i ekipit Volker Braun udhëtoi për në hotelin e ekipit. Alcantara ka qenë një lojtar i rëndësishëm për bavarezët gjatë këtij sezoni, dhe me sa duket Carlo Ancelotti ka gjetur pozicionin ideal ku spanjolli mund të shfaqë cilësitë e tij.


    Lexo postimet e tjera