Futboll

I terrorizuar pas sulmit, Gjoka jep sinjalin e parë për atentatorin: “Nuk bëhesh futbollist me zor!”

Edhe në daljen e tij të parë përpara mediave, pas atij sulmi me thikë që iu bë, trajneri i Vllaznisë i ka qëndruar tezës se nuk e ka njohur atentatorin e tij. Por pavarësisht kësaj, në mënyrë indirekte Ernest Gjoka ka ngritur pistën e parë, mbi motivin e sulmit. “Nuk e di çfarë të them. Ishte një akt i shëmtuar Futbolli nuk është kështu dhe nuk duhet të jetë kështu. Futbolli duhet të shërbeje për tjetër gjë. Futbolli që të eci përpara do mirkuptim dhe dashuri. Nuk e njoh personin qe më sulmoi, por nuk mund të bëhesh futbollist me zor. Di se kam një ekip që më mbështet shumë. Nga ana tjetër, nuk e di se nga buron kjo urrejtje e madhe. Mendoj se kjo që ndodhi duhet të na kthehet në forcë dhe të ecim përpara. Këtë ngjarje duhet ta shikojmë si një pjesë të keqe, por që kjo nuk është Shkodra. Për pjesën e shtyrjesh të ndeshjes, do flas me kryetaren”, u shpreh Gjoka.

“Menduar se kam ardhur në Shkodër, në një qytet ndryshe, qytet kulture dhe sportadashës. Patëm fat dhe Zotin para. Uroj që kjo gjë të mos i ndodhi askujt. Mendoj se duhet të ndryshoj mentaliteti që të ecim përpara. Nuk është çështja që erdhi dikush i fshehur me kapele dhe me xhup deri te goja dhe më goditi mua. Për të ecur përpara dhe për tu bërë një vend i lirë demokratik, duhet të jemi njerëz të qytetruar. Policia do të bëjë detyrën e vet dhe jam i sigurt që do ta bëjë mirë”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka.

Më shumë nga Futboll