• Terry refuzon huazimin, do të qëndrojë te Chelsea

    Publikuar: 11 Jan 6:20

    Kapiteni i Chelsea, John Terry, nuk do të largohet nga “Stamford Bridge” gjatë merkatos së janarit. 36-vjeçari, i cili aktualisht është i skualifikuar si pasojë e kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e Kupës së Anglisë kundër Peterborough shpreson se mund të jetë ende i vlefshëm për Chelsea në garën për titullin kampion dhe për të fituar një trofe në këtë sezon. Pikërisht mundësia për të fituar një tjetër titull me klubin e zemrës së tij është arsyeja përse qendërmbrojtësi vendosi të qëndrojë në Londër, atje ku nuk do të ketë shumë minuta në dispozicion.

    Chelsea defender John Terry has no interest in leaving Stamford Bridge in the January window

    Bournemouth, Swansea, West Ham, Crystal Palace dhe Leicester janë klubet që janë interesuar për huazimin e Terry, por ish-kapiteni i Anglisë ka si synim të luajë edhe për pesë muaj me Chelsea, ashtu si e parashikon edhe kontrata e tij. Trajneri Conte e ka aktivizuar John Terry vetëm në tetë ndeshje në këtë sezon, pesë prej të cilave në Premier League. Ai e ka humbur vendin e titullarit pasi trajneri italian i ka besuar treshes Gary Cahill- David Luiz-Cesar Azpilicueta, me të cilët ka fituar 13 ndeshje radhazi, derisa erdhi humbja në javën e kaluar kundër Tottenham. Megjithatë, Chelsea mbetet në krye të Premier League.

    [interaction id=”58766997fef6bbbe783bb473″]


    Lexo postimet e tjera