Futboll

Ters kuqezi, Biglia jashtë fushave për një muaj

Ters kuqezi, Biglia jashtë fushave për një muaj

E dhimbshme! Lucas Biglia duhet të qëndrojë për një muaj jashtë fushave. Mesfushori argjentinas sot u është nënshtruar analizave mjekësore dhe, siç ka njoftuar vetë klubi kuqezi, ka një dëmtim në kofshën e majtë. Koha e rikuperimit të tij nuk mund të përcaktohet me saktësi, sepse varet se si do të reagojë me kalimin e ditëve, por të paktën katër javë ai vështirë se do të shfaqet në “Milanello” me top në këmbë.

Kështu, tifozët e “Djallit” duhet të presin akoma më shumë për të parë ish-lojtarin e Lazio-s duke luajtur me fanellën e skuadrës së tyre. Kjo është një surprizë e pakëndshme sidomos për trajnerin Vincenzo Montella, i cili ka nevojë urgjente për një senator si Biglia, në mënyrë që të jetë shembull për lojtarët e rinj dhe të dirigjojë skuadrën para mbrojtjes me përvojën dhe klasin e tij.

Kur mendon që 31-vjeçari është dëmtuar thjesht duke u stërvitur…

Më shumë nga Futboll