Formula 1

Testet e lira, Max Verstappen më i shpejti në pistën e Montmelo

48 orë pas garës së zhvilluar në pistën e Katalonjës (Barcelonë), pilotët e Formula 1 kanë zbritur sot në një tjetër pistë spanjolle, atë të Montemlo, ku kanë zhvilluar testet e lira të lejuara nga FIA, teste që do të vijojnë edhe nesër. Pilotët kanë provuar disa ndryshime që inxhinierët kishin përgatitur, teksa në pistë është xhiruar përgjatë gjithë ditës.

Kohën më të shpejtë sot e dha piloti Max Verstappen me Red Bull, që ndali kronometrin në 1’17”528, që në total zhvilloi 148 xhiro. Në vendin e dytë u klasifikua Carlos Sainz me Renault, ndërsa në vendin e tretë u rendit Sebastian Vettel me Ferrari. Pas pilotët të kokëkuqes u rendit Grosjean me Haas, që ishte më i shpejti gjatë testeve të paradites.

Vetëm i pesti kampioni i botës dhe kryesuesi i renditjes botërtore në Formula 1, Lewis Hamilton, që me makinën Mercedes ishte gati 1 sekondë më i avashtë se Verstappen, por britaniku zhvilloi më shumë xhiro se të gjithë, 151. Shumë nga pilotët zbritën në pistë me pilotët e testeve dhe jo ata të garës, ndërkohë që nesër zhvillohet dita e dytë.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Formula 1