Kategoria Superiore

Teuta afron mbrojtësin e Dinamos

Teuta vazhdon serinë e afrimeve të lojtarëve. Nga porta në sulm durrsakët po përforcojnë skuadrën në çdo repart. Janë afruar futbollistë të ndryshëm shqiptarë apo edhe të huaj, ndërsa së fundmi në ekipin e Maganit është bashkangjitur dhe qendërmbrojtësi i Dinamos, Silvester Shkalla.

I dalë nga shkolla “Mjeshtëria Sportive Loro Boriçi”, vjet luajti sezonin e parë si lojtar profesionist dhe me një klub me mjaft emër në arenën e futbollit tonë kombëtar, Dinamon. Shkalla u aktivizua në qendër të mbrojtjes me dinamovitët, ku luajti në 26 ndeshje nga 27 javë që ka kampionati i Kategorisë së Parë. Ai shënoi edhe një gol me kryeqytetasit.

shkalla silvestre

Silvester Shkalla gjatë një aktivizimi me Dinamon

20-vjeçari ka rënë në syrin e teknikut Gugash Magani kur ky i fundit ishte trajner me Tiranën. Tashmë ai e ka afruar te Teuta dhe i ka ofruar kontratë 3-vjeçare, të cilën futbollisti nuk e ka refuzuar. Pak ditë më parë Magani u shpreh se ishte në kërkim të një qendërmbrojtësi, ndërsa duket se këtë problem tashmë e ka zgjidhur.

[total-poll id=50964]

Më shumë nga Kategoria Superiore