Futboll

Teuta, Begeja: “Kush e mendonte golin e Moçkës?! Pikë për vazhdimësinë”

Skuadra e Teutës ka marrë sot një barazim jashtëzakonshëm në shtëpi përballë Partizanit. Durrsakët kanë barazuar me rezultatin 1-1 ndaj të kuqëve, pasi shpërdoruan që në fillim një penallti të fituar e të gabuar nga Çyrbja, për të pësuar një gol në të 25’ për shkak të një gabimi në mbrojtje dhe në finale, në minutën e 6’ shtesë, ishte portieri Shpëtim Moçka ai që ka dhuruar spektakël, me golin e shënuar me kokë në aksionin e fundit të ndeshjes.

“Askush nuk e mendonte se do të shënonte Moçka. Kishim përballë një ekip të fortë, por ndeshja sot u vendos nga gabimet e futbollistëve tanë. Madje i kemi dhënë mundësi Partizanit të shënonte edhe golin e dytë, sepse lojtarët dolën nga detyrat. Janë djem që punojnë përgjatë gjithë javës pastaj problemet që dalin në fushë janë për t’u analizuar. Besoj se kjo pikë na vlen për vazhdimësinë. Ndeshjet kanë qenë shumë të ngjeshura, ndërkohë që kaq është kontingjenti ynë. Na duhet një lojtar që të finalizojë rastet dhe një mbrojtës me eksperiencë që të zgjidhë situatat e vështira. Më kënaq shpirti i lojtarëve dhe dëshira që ata kanë për të fituar. Mendoj se përveç Skënderbeut, të gjitha skuadrat janë në një nivel”, komentoi trajneri i Teutës, Gentian Begeja.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll