Kampionati Shqiptar

Teuta fiton “finalen” e mbijetesës dhe zhyt në zonën e ftohtë Vllazninë

Ishte parashikuar si ndeshja më e fortë dhe raundit të 29 të Superligës Shqiptare dhe e tillë ka rezultaur në fakt. Pas 90 minutave, ndeshja Teuta-Vllaznia në “Niko Dovana” ka parë fitues durrsakët, që tashmë i largohen zonës së ftohtë, për të zhytur aty shkodranët.

Ndeshja fillon më të dyja skuadrat që janë të kujdeshme dhe kërkojnë që mos të pësojnë gol herët. Me kalimin e minutave, Teuta merr në dorë frenat e lojës dhe është ajo që dominon pjesën më të madhe të fushës. Durraskët në minutën e 32’ do të gjejnë dhe golin e avantazhit me anë të Hrkac. Edhe pas këtij goli, Teuta vijon të sulmojë dhe mban nën presion Vllanzinë që duket e pafuqishme të dalë përpara. Në fund të pjesë së parë Teuta do të gjente edhe golin e dytë. Këtë herë është Hakaj, që çon topin në rrjetë pas devijimit që i bëri Sherri goditjes së Latif.

Në fraksionin e dytë të lojës, Vllaznia hidhet e gjitha në sulm në kërkim të golit. Tekniku Gjoka bën disa zëvendësime duke luajtur për disa momente edhe me 4 sulmues, por sërish nuk arrin dot tek goli.

Teuta mbrohet mirë dhe deri në fund ia del që ta administrojë avantazhin e krijuar në pjesën e parë.  Me këtë fitore, skuadra e Gentian Begejas hedh një hap shumë të rëndësishëm drejt mbijetesës. Ndërkohë nga ana tjetër, Vllaznia tashmë është në zonën që të çon në kategori më poshtë dhe do duhet të sforcohet shumë për ta siguruar mbijetesën edhe këtë sezon.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar