Kampionati Shqiptar

Teuta futet fuqishëm në merkato, prezanton tre mesfushorë

Teuta vijon të jetë aktive në merkaton e kësaj vere. Pas zyrtarizimit të trajnerit Bledi Shkëmbi, ky i fundit ka nisur me afrimet, duke dashur të ndërtojë një skuadër dinjitoze, që të mos luftojë për mbijetesë, si sezonin e kaluar. Blerja më e fundit është ajo e Sherif Kallakut,mesfushorit të talentuar, që ka qenë pjesë e Laçit, ku ka luajtur gjithsej 27 takime me bardhezinjtë.

Kallaku, gjithashtu, ka qenë edhe në “lupën” e Alban Bushit te Shpresat, ku edhe është grumbulluar disa herë Po kështu, nga ish-skuadra e tij, Liria e Prizrenit, trajneri Shkëmbi ka marrë edhe Florent Avdyli, mesfushor ofensiv, dhe Roni Gashi, mesfushor qendre.

Ndërkohë, përgatitjet për sezonin e ri, Teuta do t’i fillojë më 5 korrik, në aneksin e stadiumit “Niko Dovana”, ku do të qëndrojnë rreth 10 ditë, më pas do të kryejë një fazë përgatitore jashtë vendit. Akoma nuk është caktuar destinacioni, por drejtuesit e klubit po shqyrtojnë disa alternativa, përveç Bullgarisë dhe Sllovenisë. Mësohet se edhe Italia është një pistë e re për durrsakët.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kampionati Shqiptar