Futboll

Teuta gjen kundërshtarin për miqësoren e dytë

Teuta gjen kundërshtarin për miqësoren e dytë

Teuta ka siguruar një tjetër ndeshje miqësore për fazën përgatitore në Antalia. Ekipi durrsak, pas ndeshjes së parë që luajti kundër skuadrës çeke të Slovackos, të besuarit e Nicës do të luajnë të hënën kundër skuadrës turke të Osmaniyespor. Skuadra turke militon në kategorinë e tretë të futbollit në Turqi dhe pritet të jetë një kundërshtar i lehtë për skuadrën e Stavri Nicës.

Ndeshja midis Teutës dhe Osmaniyespor do të luhet të hënë  në orën 15:00 me orën lokale turke në kompleksin e hotelit ku ekipi durrsak është duke kryer fazën përgatitore. Kjo ndeshje është e rëndësishme për ekipin e Teutës pasi stafi teknik do të ketë mundësi të rishoh gjendjen fizike të lojtarëve.

Në ndeshjen e parë kundër skuadrës së Slovackos ekipi i drejtuar nga trajneri Nica, edhe pse u mund, sërish dha sinjale pozitive në disa aspekte të lojës.

Skuadra shfaqi grintë dhe dominoi në fushën e lojës duke krijuar edhe raste për shënim. Në ndeshjen e parë trajneri Nica u dha minuta të gjithë lojtarëve për të parë nga afër gjendjen e tyre fizike dhe teknike.

Më shumë nga Futboll