Kampionati Shqiptar

Teuta me Kamzën dhurojnë spektakël për një pikë

Derbi i mbijetesës këtë javë luhej në “Niko Dovana” me Teutës dhe Kamzës. Një përballje që dhuroi gjithçka me emocione nga fillimi deri në fund, por me të dyja ekipet nuk morën më shumë se nga një pikë. Barazim 3-3 dhe tashmë për Teutën komplikohet gjendja, ndërsa Kamza i shton shpresat për të mbijetuar.

Ndeshja fillon me një ritëm të lartë me të dyja skuadrat që kërkojnë golin që në minutat e para. Por ajo që do ia dalë të shënojë është Teuta. Për vendasit realizon Latif, pas një asisti perfekt nga Nika.

Bregdetarët vijojnë me presionin e tyre edhe pas golit të shënuar, duke kërkuar dyfishimin e avantazhit. Pas disa aksionesh, vendasit do ia dilnin në 32’ me anë të A’lhasan. Djemtë Begejës ishin shumë pranë golit të tretë, por janë të pafat, pasi topin përplaset me traversën. Ajo që do e gjente golin është Kamza me anë të Sabino Plakut, që i çon shifrat në 2-1.

Në pjesën e dytë skuadra e Ahmatajt, hyn më agresive dhe sulmon më shumë, duke kërkuar barazimin. Miqtë do ta gjenin barazimin në minutën e 76’ me anë të Çukoviç.

Pas këtij goli ka momente tensioni dhe loja bëhet pak e ashpër. Kamza do të kalonte në avantazh me Filin që shënon në minutën e 90’. Por ndeshja nuk kishte mbaruar, pasi portieri Moçka del sërish në skenë për të shpëtuar Teutën. Gardiani i bregdetarëve gjuan me kokë pas një krosi në zonë, topi përplaset në këmbët e Selmanit dhe më pas Latif e çon në rrjetë.

Në fund 3-3, një barazim i çmendur për të dyja ekipet që dhanë gjithçka në fushën e lojës, por do duhet të kënaqen me një barazim, që duket rezultati më i drejtë, për mënyrën se si shkoi kjo përballje.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kampionati Shqiptar