Kategoria Superiore

Teuta mposht Kukësin dhe i dhuron titullin Skënderbeut

Teuta ka mposhtur Kukësin me rezultatin e ngushtë 3-2 duke bërë që kryesuesit e Skënderbeut të sigurojnë matematikisht titullin kampion të sezonit 2017/18. Me këtë fitore Teuta ka bërë një hap të madh drejt mbijetesës teksa Vllaznia dhe Kamza kanë barazuar me rezultatin e bardhë 0-0.

Ishin miqtë e Kukësit ata që kaluan të parët në avantazh me atë i cili aktualisht është golashënuesi më i mirë i kampionatit, Sidrit Guri. Por golat e Hilës, dhe Cybraj në pjesën e parë kanë përmbysur gjithçka. Menjëherë pas pushimit ishte Hrkac ai që shënoi golin e tretë duke u dhënë një farë sigurie vendasve. Guri rihapi takimin në minutën e 67’ falë të përhershmit Guri.

32169036_10212159384880945_3692229452743311360_n

Kukësi u mundua të gjente golin e barazimit por durrsakët e mbrojtën me qetësi rezultatin deri në fërshëllimën e fundit duke marrë tri pikë jetike për mbijetesën. Skënderbeu edhe falë fitores së marrë disa orë më parë me rezultatin 4-2 ndaj Lushnjës tashmë mund të festojë titullin pas një viti pushim.

Më shumë nga Kategoria Superiore