Futboll

Teuta mposht Kukësin me 10 futbollistë

Është mbyllur me fitoren minimale të durrsakëve, në shifrat 1-0 ndeshja e sotme mes Teutës dhe Kukësit, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Një sfidë që si për nga loja e zhvilluar ashtu edhe për nga rezultati final, nuk ka ndryshuar aspak nga sfida e nëntorit, e zhvilluar mes dy ekipeve, asaj kohe në Kampionat. Ka qenë mëse i mjaftueshëm goli i realizuar nga Hila në minutën e 20’ të takimit, për t’i dhënë fitoren e çmuar Teutës, ndonëse do të jetë ndeshja e kthimit, ajo që do të vendosë përfundimisht ekipin që do të kalojë në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë. Kuksianët e drejtuar nga trajneri Klodian Duro kanë qenë të pafuqishëm për të konkretizuar përpjekjet e tyre për të barazuar shifrat, madje edhe pas daljes me karton të kuq të Çyrbjes, për ndërhyrje të ashpër ndaj Micit. Përkundrazi, ndonëse në inferioritet numerik, ishte Teuta, ajo që iu afrua disa herë dyfishimit të avantazhit, por rezultati i vendosur që në minutën e 20’, mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit.

VIDEO / Teuta-Laçi 1-0. Goli i realizuar nga Hila.

Gooool TeutaShenon Hila nje gol mjaft te bukur per durrsaket…Teuta-Kukesi 1-0Nje superr ndeshjeeeNdiqeni: http://superligashqiptare.al/live-teuta-kukesi-2/

Posted by SUPERLIGA SHQIPTARE on Saturday, January 23, 2016

Pjesa I

Ka vijuar i pandryshuar dueli i ashpër mes Teutës dhe Kukësit, edhe në Kupën e Shqipërisë, njëlloj si në Kampionat, madje sërish me durrsakët në epërsi. Ekipi i drejtuar nga trajneri Gugash Magani ka mundur që në minutën e 20’, pas një shmangie të bukur në zonë të Hilës dhe goditjes perfekte drejt portës, të kalojë në avantazh që në fillim të pjesës së parë, duke lehtësuar detyrën për skuadrën e Teutës, për minutat e mbetura, ndonëse ishin të shumta, deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit. Përpjekjet e Kukësit nuk janë të mjaftueshme për të barazuar shifrat në fraksionin e parë të lojës, pavarësisht veprimit spektakolar të Dvornekovic, që finalizohet jashtë portës durrsake.

VIDEO / Teuta-Kukësi 1-0. Rasti i humbur nga Dvornekovic.

Cfare ka humbur Dvornekovic!Kukesi kerkon me ngulm golin e barazimit. Loja sa vjen dhe behet me e bukur…Ndiqeni: http://superligashqiptare.al/live-teuta-kukesi-2/

Posted by SUPERLIGA SHQIPTARE on Saturday, January 23, 2016

Pjesa II

Pjesa e dytë e lojës nis me rolet e mirëpërcaktuara të dy ekipeve, Teutën në mbrojtje dhe menaxhim të avantazhit, ndërsa Kukësi në kërkim të golit të barazimit. Për të nxitur ndryshimin në lojë, trajneri Duro ka aktivizuar që nga minuta e parë e pjesës së dytë Flores dhe Imami. Ndërkohë nga kampi tjetër, trajneri Magani i ka besuar të njëjtit formacion deri në 10 minutat e fundit të takimit. Për të lehtësuar sadopak përpjekjet e Kukësit ka menduar vetë Cyrbja, i cili me një ndërhyrje të ashpër ndaj Micit ka marrë kartonin e kuq, duke lënë durrsakët në inferioritet numerik. Pavarësisht superioritetit në numra, Kukësi nuk ka mundur dot që të barazojë shifrat, duke mbyllur ndeshjen në shifrat 1-0, në favor të Teutës.

VIDEO / Teuta-Kukësi 1-0. Momenti i ndëshkimit të Cyrbjas me karton të kuq.

Teuta me 10 lojtareLargohet Arber Cyrbja me karton te kuq pas nje nderyrje mjaft te ashper ndaj lojtarit te kukesit…NDIQENI http://superligashqiptare.al/live-teuta-kukesi-2/

Posted by SUPERLIGA SHQIPTARE on Saturday, January 23, 2016

Teuta– Kukësi 1-0

Shënues: Hila 20’
Teuta: Moçka, Lukiç, Hoxha, Shkalla, Kotobelli, Çyrbja, Hila,Dita, Musta (Hodo 86’), Lamçe, Magani (Kadriu 81’).

Trajner: Gugash Magani
Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Memini, Malota, Mici, Musolli, Karioka, Jonuzi, Qafa, Dvornekoviç, Emini.

Trajner: Klodian Duro

 

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Emigers Ganxhi, Rudin Preça

Kartona të verdhë:

Kartona të kuq: Çyrbja

[interaction id=”56a3c1df8b03d1a9478719fa”]

Më shumë nga Futboll