Volejboll

Teuta mposht Skënderbeun, bëhet skuadra e 4-t gjysmëfinaliste e Kupës

Teuta ka vuajtur disi, por në fund ka siguruar një biletë për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, pas fitores 3-1 ndaj Skënderbeut, një ndeshje që vuri përballë njëra-tjetrës dy ekipet pretendente për një vend për më tej. Te dyja skuadrat synonin fitoren në takimin e luajtur sot në “Asllan Rusi”, që do të thoshte kualifikim, por në fund fitoi Teuta, që përmbysi avantazhin fillestar të ekipit korçar. Skënderbeu fiton setin e parë, por vetëm kaq, pasi më tej janë durrsaket që kanë komandën e lojës, duke fituar tri setet e tjera.

Nga ndeshja Partizani-Teuta

Edhe seti i tretë dhuron disi rivalitet e emocione, por në pikët e fundit Teuta fiton 25-23, duke shuar çdo shpresë të ekipit korçar dhe renditet në vendin e dytë. Në krye të Grupit B u rendit Partizani, që fitoi 3-0 ndaj Lushnjës, një ndeshje që ishte një formalitet për volejbollistet kryeqytetase, që e dominoi takimin në të trija setet. Myzeqaret tentuan disi të rivalizojnë në setin e parë, por më tej në fushë komandon lojën skuadra e “kuqe”, që korri fitoren e tretë në grup, të cilin e mbylli me 9 pikë të plota dhe konfirmon pretendimet për trofe.

Kupa e Shqipërisë – Femra (Grupi B-Asllan Rusi-2)

15 dhjetor,     Partizani – Skënderbeu,       3-0 (25-15, 25-12, 26-24)

15 dhjetor,     Teuta – Lushnja,                     3-0 (25-13, 25-18, 25-17)

16 dhjetor,     Skënderbeu – Lushnja,         3-0 (25-12, 25-22, 25-19)

16 dhjetor,     Partizani – Teuta,                   3-1 (25-9, 25-12, 22-25, 25-15)

17 dhjetor,     Teuta – Skënderbeu,              3-1 (17-25, 25-15, 25-23, 25-19)

17 dhjetor,     Lushnja – Partizani,               0-3 (17-25, 17-25, 21-25)

Renditja: Partizani 9 pikë (3/0), Teuta 6 pikë (2/1), Skënderbeu 3 pikë (1/2), Lushnja 0 pikë (0/3).

Më shumë nga Volejboll