Connect with us

Kupa e Shqipërisë

Teuta në gjysmëfinalet e Kupës, eliminohet Vllaznia

Teuta është skuadra e dytë gjysmëfinaliste e Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, në përfundim të ndeshjeve eliminatore të Grupit A. Në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit u mbyllën mbrëmë takimet e ditës së tretë të eliminatoreve të këtij grupi, ku pas Barletit një biletë për më tej preu edhe skuadra vendase. Teuta mundi 3-0 Lushnjën në takimin e fundit në grup, në një ndeshje të dominuar nga vajzat e trajnerit Jazexhiu. Sukses që ngjiti durrsaket në vendin e dytë, duke iu gëzuar kualifikimit në fazën tjetër. Vllaznia, që shpresonte për më tej, u mund po 3-0 nga Barleti Volej në takimin tjetër luajtur dje. Kampionet patën epërsi gjatë gjithë kohës, duke e merituar fitoren dhe e mbyllën këtë fazë në vendin e parë, pa asnjë set të humbur. Këtë fundjavë do të luhen në Tiranë takimet e Grupit B.

Kupa e Shqipërisë – Femra, Grupi A (Durrës)

2 dhjetor, Barleti Volej – Lushnja, 3-0 (25-17, 25-11, 25-19)

2 dhjetor, Teuta – Vllaznia, 3-0 (25-17, 25-18, 25-19)

3 dhjetor, Lushnja – Vllaznia, 2-3 (25-22, 21-25, 25-23, 22-25, 15-17)

3 dhjetor, Barleti Volej – Teuta, 3-0 25-19, 25-17, 25-10)

4 dhjetor, Teuta – Lushnja, 3-0 (25-6, 25-18, 25-20)

4 dhjetor, Vllaznia – Barleti Volej, 0-3 (21-25, 18-25, 15-25)

Renditja: Barleti Volej 6 pikë, Teuta 5 pikë, Vllaznia 4 pikë, Lushnja 3 pikë.

Kupa e Shqipërisë – Femra, Grupi B (Tiranë)

9 dhjetor, Tirana – Elbasani, ora 15:00

9 dhjetor, Skënderbeu – Partiani, ora 17:00

10 dhjetor, Elbasani – Partizani, ora 15:00

10 dhjetor, Tirana – Skënderbeu, ora 17:00

11 dhjetor, Skënderbeu – Elbasani, ora 15:00

11 dhjetor, Partizani – Tirana, ora 17:00

Më shumë nga Kupa e Shqipërisë