Kampionati Shqiptar

Teuta pa mëshirë ndaj Kastriotit, i shënon 4 gola në miqësore

Teuta ka zhvilluar ditën e premte miqësoren e dytë në “Niko Dovana”, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Ndaj Kastriotit, të rikthyer në Superiore, “djemtë e detit” kanë fituar bindshëm, me rezultatin 4-1. Golat për Teutën u shënuan nga Camara Latif, Gashi dhe Vila. Me në krye trajnerin e ri, Bledi Shkëmbi, skuadra bregdetare i ka nisur mbarë përgatitjet për sezonin e ri, që do të startojë më 19 gusht 2017.

Kujtojmë se Teuta do ta zhvillojë fazën përgatitore të verës në Ohër të Maqedonisë. Gjatë përgatitjeve 3-javore atje, do të zhvillohen disa ndeshje miqësore, që do t’i shërbejnë trajnerit Shkëmbi dhe stafit teknik për kolaudimin e skuadrës. Durrsakët do të nisen në drejtim të Maqedonisë më datë 17 korrik dhe do të akomodohen në “Hotel Belvedere”.

 

Më shumë nga Kampionati Shqiptar