Connect with us

Kampionati Shqiptar

Teuta pranë akordit me Simiç, Rizvani drejt Bylisit

Teuta është shumë afër marrëveshjes me mbrojtësin serb të Bylist, Borislav Simiç. 29-vjeçari shikohet si futbollisti ideal nga trajneri Gugash Magani për qendrën e mbrojtes, pas problemeve në dy fazat e para. Simiç është pjesë e Bylisit në Kategorinë e Parë, ku është aktivizuar në 10 takime nga 13 në total, ndërsa një sezon më u aktivizua në Superiore po me ballshiotët ku grumbulloi 25 ndeshje. Gugash Magani e ka kërkuar futbollistin edhe gjatë merkatos së verës te Flamurtari, por marrëveshja nuk u realizua. Palët nuk gjetën akordin për termat financiar.

Gjithsesi tani situata ka ndryshuar dhe burime pranë klubit durrsak bëjnë me dije se lojtari brenda javës do të firmos me Teutën. Për t’u konkretizuar kjo marrëveshje po influencon edhe mesfushori serb Tarik Çmajçanin, i cili ka hyrë “shkesë” për t’i mbush mendjen mbrojtësit t’i bashkohet bregdetarëve. Gjithashtu drejtuesit e klubit kanë edhe një “kartë” në dispozicion për të konkretizuar marrëveshjen me Simiç.

Me ardhjen e Elhan Kastratit, numri i portierëve shkon në tre dhe njëri ndërmjet Bledjan Rizvanit dhe Shpëtim Moçkës pritet të largohet. Shanset më të mëdha janë që ish-kapiteni të largohet dhe destinacioni më i sigurt duket Bylisi që e vlerëson shumë 32-vjeçarin.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar