Kampionati Shqiptar

Teuta i rrëmben Kukësit brazilianin Roninjo

Braziliani Ronir de Souza Gonçalves do të jetë afrimi i radhës për skuadrën e Gugash Maganit, pas mesfushorit me tipare sulmuese Enriko Papa dhe portierit Elhan Kastrati. 26-vjeçari luan në kampionatin Oman, me klubin e Saham, ekip me të cilin ka firmosur në merkaton e verës. Sulmuesi ka minutat e duhur në këmbë dhe do të jetë një forcë më shumë për durrsakët në gjysmën e dytë të kampionatit, pas dy fazash tepër të vështira. Arsyeja e largimit të 26-vjeçarit nga kampionatin Oman ka të bëjë me faktin se klubi ku ai militon ka probleme financiare dhe futbollisti ka tre muaj pa u paguar.

Menaxheri i futbollistit bën të ditur për “Sport Ekspres” se braziliani do të vijnë të enjten në Durrës dhe më pas do të firmos kontratën me drejtuesit e bregdetarëve. Ronir de Souza Gonçalves i njohur ndryshe si Roninjo pak ditë më parë është lidhur edhe me një transferimi te Kukësi dhe Skënderbeu, por në fund palët nuk gjetën akordin. Ai luan në krahun e djathtë të sulmit, si edhe në të majtë. Gugash Magani ka parë videot e tij dhe ka mbetur i “mahnitur” nga klasi i brazilianit, i cili do të ishte një vlerë e shtuar për durrsakët në repartin e sulmit.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar