Kampionati Shqiptar

Teuta teston veten me 19-vjeçarët, merr Sekou Kamara nga Flamurtari

Lojtari nga Guinea, Sekou Kamara, është zyrtarisht lojtar i Teutës. Në ambientet e klubit durrsak të futbollit, futbollisti 21-vjeçar ka nënshkruar kontratën për sezonin e ri futbollstik. Kujtojmë se Kamara, në sezonin e fundit, ka qenë pjesë e Flamurtarit.

Ndërkohë, të hënën, Teuta e drejtuar nga trajneri Bledi Shkëmbi ka zhvilluar edhe një ndeshje kontrolli Brenda familjes, me U-19 të saj. “Djemtë e Detit” të mëdhenj kanë fituar 4-0, me gola të Avdyli, Shkalla, Vila, Boubacar Traore. Ja njoftimi i bregdetarëve për këtë test kontrolli:

“Ekipi ka hyrë sot në ditën e 5-të të përgatitjeve për sezonin e ri, nën drejtimin e trajnerit Bledi Shkëmbi dhe stafit teknik. Në ndryshim nga ditët e para, ku stafi ka punuar për të futur ekipin në ritëm, sot pasdite lojtarët i janë nënshtruar nje testi brenda familjes, i cili konsiston në qëndrueshmërinë aerobike të lojtarëve. Lojtarët kanë përballuar më së miri testin, duke shfaqur gjëndje të shkëlqyer fizike”.

 

Më shumë nga Kampionati Shqiptar