Kampionati Shqiptar

Teuta zbret në fushë, ja stafi i trajnerit Bledi Shkëmbi

Teuta ka nisur dje përgatitjet për sezonin e ri. Nën drejtimin e trajnerit Bledi Shkëmbi dhe stafit të tij teknik, që përbëhet nga ndihmësi i parë, Endri Vrapi, dhe trajneri i portierëve, Bledar Rizvani, durrsakët kanë ndezur motorrët për sezonin 2018-2019. Pas më shumë se 1 muaji pushim, ekipi durrsak zbriti në fushë, në ambientet e stadiumit “Niko Dovana”. Të gjithë lojtarët që janë nën kontratë me Teutën punuan normalisht nën drejtmin e Shkëmbit, edhe afrimet e reja, me përjashtim të Kallakut, që në këtë seancë qëndroi në stol, për shkak dëmtimi.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar