Seria A

“Thanë për Conte-n se ishte i sëmurë, por ai më rrëfeu se…”

“Ne që kemi ardhur nga provincat e kemi shikuar gjithmonë Juventus-in si skuadrën e ëndrrave, e kalimit të kufijve. Është një skuadër që ka bërë të ëndrrojë jugun e Italisë”.

Francesca Barra, gazetare dhe shkrimtare, dhe një tifoze e zjarrtë e Juventus ka rrëfyer sesi ka lindur pasioni i saj për klubin bardhezi, duke zbuluar edhe një dialog që ka pasur em Antonio Conte në kohën kur ai ishte lojtar i bardhezinjve: “Jam bërë juventine për shkak të babait dhe vëllait tim, jam bërë për ata, por e kam përforcuar bindjen time gjatë emisionit me Biscardi-n në La7”.

Më pas ka ardhur anekdota me Conte-n: “Nuk luante më me Juventus-in dhe për atë ishte një periudhë shumë e vështirë. Fillaun të dilnin disa legjenda urbane për të. Thonin se ishte i sëmurë dhe ai ndihej keq për këtë. Gjatë një pushim në emision me tha ‘Kam një ëndërr, dua të bëhem trajner. Ndoshta do të ndjek një kurs’. Askush nuk ia vuri veshin. Më pas më pëshpëriti: ‘Sipas mendimit tim, do të bëhem trajneri i Juventus”.

Më shumë nga Seria A