Futboll

“Më thanë se ke bërë një çmenduri që u solle ashtu me Zidane”

Mbrojtësi i merengues ka kujtuar ditën kur mori telefonatën e famshme e cila e lidhi me Real Madrid-in. Një telefonatë nga Zidane. I ftuar në emisionin “Campo de estrellas” në “Realmadrid TV”, Varane ka treguar këtë moment: “Isha në shkollë kur Zidane telefonoi, por nuk e dija kush ishte. Zidane më foli, duke më thënë se nuk ishte shaka, por ishte vërtetë ai. U befasova shumë dhe i kërkova të më merrte njëherë tjetër me pretekstin se isha i zënë. Më thanë se kisha bërë një çmenduri që u solla ashtu me Zidane”.

Image result for varane

Varane ka rrëfyer gjithashtu edhe ditën e tij të parë në dhomat e zhveshjes së Real: “Kur i pashë dhomat e zhveshjes mendova: tani janë shokët e mi të skuadrës, e pabesueshme. Më pritën shumë mirë. Benzema dhe Diarra më kanë ndihmuar shumë”, shtoi ai. Mbrojtësi francez iu bashkua “Los Blancos” në 27 qershor 2011 pas një viti të shpenzuar me Lens në Ligue 1. Asokohe Zinedine Zidane ishte këshilltar te Real Madrid.

Më shumë nga Futboll