UFC

The Rock & McGregor shkëmbejnë mesazhe admirimi

Dwayne “The Rock” Johnson dhe Conor McGregor kanë lënë shenjë në shumë disiplina, dhe të dy kanë vlerësuar punën e madhe të njëri-tjetrit.

The Rock tha se ishte duke parë dokumentarin e McGregor duke komentuar mbi luftëtarin e UFC: “Një film i mirë që të fut në brendësi të ADN-së të një biznesmeni të zgjuar dhe të suksesshëm. Pjesa më e mirë e suksesit të tij është, kur ia heq të gjithin, gjithmonë do të triumfojë ai që punon më shumë.”

McGregor përgjigjet: “Faleminderit, Rock! Etika jote e punës më inspiron, dhe i vlerësoj fjalët e tua!”

The Rock u bë një yll absolut i WWE gjatë viteve 90’ dhe tani është një nga aktorët më të njohur në botë.

Ndërsa McGregor njihet si luftëtari më i famshëm i UFC, dhe ka bërë miliona pas ndeshjes me Mayweather në gushtin e 2017.

Më shumë nga UFC