Futboll

“The Sun”: Mesfushori i Monaco do të shkojë te Manchester United

“The Sun”: Mesfushori i Monaco do të shkojë te Manchester United

Mesfushori i Monaco, Fabinho dëshiron të shkojë te Manchester United gjatë verës së ardhshme pasi ka si synim të afirmohet në Premier League.

24-vjeçari që konsiderohet si një nga mesfushorët me tipare mbrojtëse më të mirë në qarkullim kushton rreth 60 milionë euro.

Sipas asaj që ka shkruar “The Sun”, United është destinacioni i preferuar për Fabinho.

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, do të ketë një tjetër verë aktive në merkato me synimin e ndërtimit të një ekipi në gjendje të luftojë për titullin në Premier League sezonin e ardhshëm.

Marouane Fellaini duket se do të largohet nga “Old Trafford”, teksa Michael Carrick do të tërhiqet nga futbolli, kësisoj një futbollist me karakteristikat e Fabinho do të ishte i mirëpritur nga Mourinho.

Fabino, kur ishte 19 vjeç, punoi me Mourinho për pak muaj te Real Madrid dhe portugezi i dha mundësinë e debutimit në La Liga duke e aktivizuar kundër Malaga në maj 2013.

Më shumë nga Futboll