NBA

Theu rregullat e merkatos, NBA gjobit me 500 mijë dollarë ekipin e Lakers

Skuadra e Los Anxhelos Lakers është gjobitur me 500 mijë dollarë nga drejtuesit e NBA-së, pasi ekipi kalifornian ka thyerr rregullat e merkatos, duke biseduar dhe u shprehur në favor të transferimit të lojtarit Paul George para afatit. Ndërkohë që, lojtari, asokohe, ishte ende nën kontratë me skuadrën e Indiana Pacers (tani ka firmosur me Oklahomën).

Sipas NBA-së, shefi Rob Pelinka ka takuar përfaqësuesit e George dhe u ka shprehur atyre interesimin për lojtarin, ndërsa Magic Johnson, në një emision televiziv më 20 prill, ka shprehur interesin e tij për lojtarin. Sipas NBA-së, këto janë shkelje të rregullores, që kanë sjellë edhe gjobën, ndërsa lojtari nuk ka pësuar asnjë dënim, pasi ka dalë i “pafajshëm”.

Më shumë nga NBA