• Thibaut Courtois, një goditje për t’u pasur zili!!!

    Publikuar: 9 Jan 6:29

    Thonë se çdo portier ka më shumë stres se kënaqësi, duke pritur goditjet e kundërshtarëve, por rrallë herë ndodh që edhe ata të kenë ndonjë kënaqi gjatë ekzekutimeve. Jose Luis Chilavert ka vënë rekordin botëror për numrin e golave të shënuar nga një portier me goditje dënimi. I famshëm për këtë është edhe braziliani Rogerio Ceni i Sao Paolo, por mesa duket edhe Chelsea e ka portierin “mjeshtër” të goditjeve standarte, sidomos pas asaj që tregoi Thibaut Courtois në stërvitjen e fundit.

    Thibaut Courtois stood over a free-kick in training at Chelsea's Cobham base on Monday

     


     

    The Belgian goalkeeper decided to have an effort at goal from range as part of an exercise

    Portieri nga Belgjika është i famshëm për mënyrën si pret tentativat e kundërshtarëve, por gjithashtu ka publikuar një video ku tregon se goditjen e tij mund ta ketë zili çdo sulmues. Në fund të stërvitjes në qendrën stërvitore të Cobham, Courtois po bënte disa goditje dënimi dhe njërën prej tyre e ka ekzekutuar në mënyrë të shkëlqyer. 24-vjeçari përdori këmbën e majtë për të shënuar këtë gol, të cilin e postoi menjëherë në rrjetin social “Twitter” me diciturën: “Ndonjëherë shënoj dhe unë!”

    [interaction id=”5873c895fef6bbbe783bac3c”]


    Lexo postimet e tjera