Champions League

Thohir zbulon kush qëndron dhe objektivin: Duam gjysmëfinalen e Champions League

Një ditë pas kualifikimit në Champions League, presidenti i Inter, Erick Thphir, ka folur për “republika.co.id”: “Objektivi ishte të ktheheshim në Champions brenda pesë vitesh dhe ia kemi dalë që këtë vit. Tani duam gjysmëfinalen dhe për ta arritur do të mbajmë Luciano Spalletti-n në stol”.

“Do të kërkojmë të plotësojmë kërkesat e tij, do të mbajmë lojtarët kyç, do të përforcojmë mbrojtjen dhe do të investojmë. Suksesi i Inter është se ka lojtarë, trajnerë, drejtues që ndajnë të njëjtin vizion dhe bashkëpunojnë”, ka vazhduar Thohir.

“Falë 220 milion tifozëve që kemi në Kinë, po punojmë me Suning. Të ardhurat e klubit janë në rritje të vazhdueshme dhe kemi arritur në 220 milionë dollarë, por do t’i kalojmë 300 milionë pas kualifikimit në Champions”.

Më shumë nga Champions League