• Tifozë të Real Madrid-it, kjo letër do t’ju acarojë nervash!

    Publikuar: 4 May 8:05

    Para gjysmëfinales së parë Real Madrid – Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve, tifozët e bardhë shpalosën një parullë gjigante në “Santiago Bernabeu”, ku ngacmonin rivalët e tyre me pyetjen “Më thuaj si ndihesh”. Parulla kishte të pikturuar trofeun e kampionit të Evropës dhe një hartë ku ishin shënuar qytetet ku janë luajtur dy finalet e fundit të dy skuadrave madrilene, secila e mbyllur me fitoren e “Galaktikëve”, Lisbona (2014) dhe Milanoja (2016). E gjitha kjo i acaroi tejmase bardhekuqtë, aq sa janë ankuar edhe në UEFA, por vështirë se do të arrijnë ndonjë gjë me këtë.

    Cristiano Ronaldo të martën shënoi të tre golat e fitores 3-0 të Real Madrid-it ndaj Atletico Madrid-it

    Përgjigjja më epike e mundshme ka ardhur nga një tifoze e Atletico-s, e cila ka postuar në “Twitter” një letër të hapur. Ajo quhet Carla dhe ka shkruar disa fjali me të vërtet shumë therëse. “Na pyetët se çfarë ndjesie ishte. Shihni, ne ndiejmë mëshirë dhe keqardhje. Por për ju. Duhet t’ia bëni edhe vetes disa pyetje. Çfarë ndjesie është të jesh pjesë e një tifozerie kukull në duart e presidentit Florentino Perez? Çfarë ndjesie është kur, edhe pse jeni duke fituar në gjysmëfinale, më shumë dëgjohen 4 mijë tifozët kundërshtarë, sesa ju që jeni 80 mijë?” – shkruhet në fillimin e letrës.

    Bardhekuqtë e trajnerit Diego Simeone e patën të pamundur ta ndalnin “bishën” CR7

    Më pas, Carla vazhdon: “Çfarë ndjesie është të këndosh himnin tuaj ‘Si mund të të mos dua?’ vetëm kur shënon skuadra, sepse realisht janë çastet e vetme kur e doni? Çfarë ndjesie është kur lojtari më i mirë i historisë ju lutet që të mos e fishkëlleni dhe nervozohet? Atëherë, na thoni çfarë ndjesie është të jesh tifoz me një klub vetëm për trofetë që ka në vitrinë dhe jo për ndeshjet që luan çdo fundjavë? Çfarë ndjesie është të jetosh pa pasion? Unë, atëherë, po ju them ndjesinë time: krenari! Krenari, se e di që kurrë nuk do të jemi si ju. Ajo po, është fitorja më e madhe.” Djegëse, apo jo? …

    [interaction id=”590b720c32e5cd871b29fd3a”]


    Lexo postimet e tjera