Champions League

Tifozët e Liverpool “kryqëzojnë” trajnerin Klopp, për Shaqirin…

Jurgen Klopp u desh të bënte një zgjedhje të vështirë mbrëmjen e të martës, kur përzgjodhi formacionin e Liverpool, me të cilin të kuqtë përballen me Paris Saint-Germain, në sfidën e parë të këtij edicioni të ri të Champions League. Sulmuesi i tij kryesor, Roberto Firmino mungoi në stërvitjen e të hënës, pas atij dëmtimi në sy në ndeshjen e Premier League ndaj Tottenham, pas asaj pëplasje me Jan Vertonghen. Nuk ishte e qartë nëse Firmino do të rikthehej në formacionin e të kuqëve për sfidën ndaj PSG, por përpara ndeshjes së të martës, vetë tekniku Klopp konfirmoi se braziliani do të ulej në pankinë.

Në vend të tij, në krye të sulmit për sfidën çelëse të Champions League është përzgjedhur nga trajneri gjerman, Daniel Sturridge, por duket se me këtë zgjedhje, tekniku Klopp ka ngjallur irritimin e tifozerisë së kuqe, me shumë fansa që e kanë konsideruar të gabuar vendimin e tij. Shumë tifozë do të kishin preferuar të shihnin në formacion futbollistin me kombësi shqiptare, të Zvicrës, Xherdan Shaqiri. I fuqishëm ka qenë zëri i tifozëve të Liverpool në rrjetet sociale kundër vendimit të Klopp. “Aktivizimi i Sturridge si titullar është një gabim monumental! Duhej të kishte zgjedhur Shaqirin”, ishte përmbajtja e komenteve të shumta të tifozerisë së Liverpool, me të publikuar formacioni zyrtar me të cilin të kuqtë përballen me PSG.

Më shumë nga Champions League