• Tifozët e Rostov kërcënojnë “djajtë”: Do të jetë festival dhune!!!

    Publikuar: 25 Feb 6:41

    Dje, shorti në Nyon, vuri përballë Manchester United skuadrën ruse, Rostov, aktualisht në vendin e shtatë të kampionatit vendas. Mund të konsiderohet si një short i favorshëm për të besuarit e Jose Mourinho, që “prekin” kualifikimin për në çerekfinale, por nuk ka asgjë për të festuar te tifozët e “djajve”, sepse rreziku që të organizohet një “guerilje” kundër tyre është shumë i lartë.

    Image result for rostov fans

    Tifozët e Rostov preferojnë fushat e betejës në vend të shkallëve të stadiumit, aq shumë sa bëjnë stërvitje të mirëfillta se si të rrahin tifozët rivalë. Stërvitja bëhet buzë lumit Don, prapa “Rostov Arena”, stadiumi i ri me 45 mijë vende, që do të presë kampionatin e ardhshëm botëror në vitin 2018. Janë të shumtë në numër dhe njihen si më “të fortit” në Rusi.

    Në një dokumentar të transmetuar nga “BBC” me titullin, “Russia’s Hooligan Army”, tifozët e Rostov kanë treguar se përplasja me tifozët kundërshtarë është një stil jetese për ta. Më pas edhe një kërcënim nga përfaqësuesi i grupit: “Kundërshtarët tanë janë anglezët, sepse ata kanë qenë huliganët e parë. Nëse duan të kënaqen më mirë mos të udhëtojnë për në Rusi. Për disa ndeshja është vetëm për festë, ndërsa për ne është festival dhune!”

    Image result for rostov fans

    Tifozët e Rostov nuk preferojnë sherrin individual, më mirë atë masiv, të gjithë kundër të gjithëve. “Shkojmë në bllok para kundërshtarëve dhe fillojmë të rrahim barbarisht të gjithë ata që na dalin përpara,” – ka shpjeguar një anëtar i “bandës” së tifozëve. Manchester United do të luajë në fushën e Rostov më 9 mars, ndërsa ndeshja e kthimit në “Old Trafford” është më datë 16.


    Lexo postimet e tjera