Kampionati Shqiptar

Nallbani: Tifozët po gabojnë, Partizani është superior

Suksesi në derbi është një “mollë” e ndaluar për Tiranën që në 11 ndeshjet e fundit nuk e ka provuar shijen e fitores. Takimi i të hënës vjen në një moment tepër delikat për bardheblutë, që përveç formës jo të mirë në kampionat dhe dëmtimeve të disa lojtarëve kryesor, edhe lojtari i 12 nuk do të jetë prezent. Fjala është për tifozët, të cilët kanë kërkuar largimin e presidentit Refik Halili për t’u rikthyer në stadium. Ish-portieri i bardhebluve, Blendi Nallbani në intervistën për “Tele Sport”, theksoi se tifozët duhet të kthehen në stadium dhe të mbështesin skuadrën:

Edhe pse janë klubi më i titulluar në Shqipëri, në sezonet e fundit bardheblutë kanë dështuar në çdo kompeticion. Shkak për këtë ecuri sipas 45-vjeçarit janë stafi drejtues. (Për më tepër ndiqni kronikën).

Më shumë nga Kampionati Shqiptar