Kampionati Shqiptar

Tifozët pushtuan fushën, Komisioni i Disiplinës “ledhaton” Tiranën

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka shqyrtuar problematikën e ndeshur në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar, në ndeshjet e kaluara. Mes ngjarjeve për diskutim ishte pushtimi i fushës nga tifozët e Tiranës, që tentuan edhe t’u hiqnin fanellat futbollistëve të tyre. Skuadra bardheblu do të jetë e detyruar të luajë dy ndeshje pa tifozë, si pritëse, në “Selman Stermasi”. Ja të gjitha vendimet:

– KF Tirana, për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke u futur brenda pjesës së rrethuar të fushës dhe duke shkaktuar akte dhune ndaj lojtarëve, në bazë të Nenit 66/3/a të KDS dënohet me zhvillimin e 2 ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.

– Lojtari i FK Tërbuni, Denis Taku, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

– Lojtari i KF Devolli, Ardit Jaupaj, për provokim të publikut dhe sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 53/1 dhe 49/1/a të KDS, dënohet me 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

– KF Delvina, për sjellje të gabuar të tifozëve, në bazë të nenit 13/1 të KDS paralajmërohet se në rast përsëritje do të jetë subjekt i ndëshkimeve që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

– Lojtari i SHS Përmeti, Xhuljo Mamushi, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarëve dhe për ofendime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 48/1/d ,49/1/a dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

– Lojtari i FK Kamza U-19, Albjon Alimema, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

– Lojtari i Shkendija T.B U-19, Bashkim Koleci, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

– Lojtari i Term FC U-19, Gentjan Noka, për sjellje të gabuar ndaj ekipit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktivitetet futbollistike.

– Zyrtari i KF BRIANS U-17, Aldi Shyti, për protesta ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

– FC Bylis U-17, për mosparaqitje në ndeshje në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë, me rezultatin 3-0.

– Lojtari i FK Tomori U-17, Remino Nazeraj, për sjellje të keqe ndaj zyrtareve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

Më shumë nga Kampionati Shqiptar