Futboll

Tifozët zgjedhin trajnerin e ri të Italisë, ja kë duan në vend të Venturës

E përditshmja italiane “Gazzetta Dello Sport” ka lëshuar sot paradite një sondazh se cili do të jetë trajneri i ardhshëm i kombëtares italiane të futbollit, ai që do të zërë vendin e trajnerit aktual Gian Piero Ventura (dështoi në misionin e tij për të kualifikuar Italinë në Botërorin e vitit tjetër). Dhe ai që tifozët italianë kanë zgjedhur thuajse në unanimitet është Carlo Ancelotti, që ka marrë 67,5% të votave. Trajneri që ka drejtuar e fituar kudo në Europë, aktualisht është pa ekip, pasi u shkarkuar një muaj më parë nga Bayern Mynih.

Trajneri Gian Piero Ventura

Ancelotti ka fituar garën me tri kolegë të tjerë italianë, pasi i dyti u rendit Antonio Conte me 22% të votave dhe pas tij, thuajse në barazim, janë Roberto Mancini dhe Masimiliano Allegri (me nga 5% secili). Pra, tifozët duan Ancelotti si trajnerin e ri të kombëtares, një zgjedhje që duket si më logjike duke parë situatën e rëndë të kombëtares “azzurre” pas dështimit për të shkuar në Botërorin “Rusi 2018”. Nesër pritet të merret vendimi për të ardhmen e trajnerit Ventura dhe më pas do të punohet për pasardhësin e tij.

Më shumë nga Futboll