Seria A

Tifozët zikaltër e sulmojnë, Icardi kundërpërgjigjet me një video drithëruese

Vazhdon pa pushim lufta në distancë mes tifozerisë ultras të Inter dhe Mauro Icardi-t. Pas polemikave të krijuara nga libri i argjentinasit, pothuajse një vit më parë, dhe kërcënimeve që i janë bërë atij dhe familjes, marrëdhënia mes tifozëve më të zjarrtë të klubit milanez dhe kapitenit të Inter mund të thuhet se është prishur përfundimisht, por nuk ka qenë më e trazuar, të paktën deri tani.

Tifozeria ultras, e njohur ndryshe si “Curva Nord”, është kthyer në sulm me rastin e ndeshjes kundër Spal, e fituar nga Inter me rezultatin 2-0. Para ndeshjes tifozeria ka shpërndarë një fletushkë ku shkruhej: “Nuk bëhen kore për Icardi-n. Ashtu si për asnjë lojtar tjetër. Nuk meritojnë asgjë. Kur shënohet gol shënon Inter-i, jo lojtarët. Të festojmë për fanellën, jo për këta burra mediokër. Kur spikeri të lajmërojë formacionin mos e thërritni emrin e atij argjentinasi mosmirënjohës”.

🔵⚫️⚽️ #MI9 #SanSiro

A post shared by Mauro Icardi (@mauroicardi) on

Një mesazh ky që është përmendur nga të gjithë mediat italiane dhe që, natyrisht, ka përfunduar edhe në duart e Mauro Icardi-t. Pasi sulmuesi ka shënuar golin me penallti, pavarësisht diktatit të tifozerisë ultras. I gjithë stadiumi ka thirrur emrin e tij. Një moment ky që Mauro Icardi e ka publikuar në profilin e tij në Instagram.

Më shumë nga Seria A