NBA

Tifozi i vdekur luan PS4 në funeralin e tij me fanellën e Celtics dhe shapka plazhi

Pranë karriges së tij ka edhe birrë me patatina. Renard është duke luajtur Playstation, ai mban syze dielli dhe një fanellë të ekipit të tij të zemrës Boston Celtics.

Gjëra që i kemi parë mijëra herë? Jo edhe aq, pasi Renard ka vdekur.

Para dy javëve, më 26 korrik, Renard Matthews (18) gjatë një sherri me pistoleta në New Orleans, siç është raportuar ndër të tjera edhe nga Sports Illustrated.

Dhe se sa shumë e ka marrë malli familjen për Renard duket në funeralin e tij përpara se të varrosej. Ata ashtu duan ta mbajnë mend.

Foto e frikshme, tregon Renard sikur të ishte gjallë. Ai kishte veshur fanellën e Kyrie Irving, kishte kapele dhe syze dhe levën e PS4.

Sipas një raporti thuhet se loja e vënë ka qenë pikërisht NBA2K.

Më shumë nga NBA