Boks

Tifozi i shkruan një këngë, McGregor i bën një super dhuratë

Conor McGregor ka marrë një surprizë të veçantë në pritje të super sfidës me Floyd Mayweather që do të zhvillohet 26 gushtin e ardhshëm. Tifozi i irlandezit, Mick Konstantin, ka shkuar dhe kënduar një këngë shumë të bukur për boksieri, të cilën mund ta dëgjoni këtu poshtë.

Në një intervistë të dhënë për “MMAFighting”, McGregord ka zbuluar se ai e ka dëgjuar këngën dhe se ka kontaktuar Mick për t’i bërë atij një super dhuratë. “Është një këngë e jashtëzakonshme”, ka thënë McGregor. “Është shumë e bukur. Ne u vumë në kontakt me të dhe do t’i prenotojmë një biletë avioni, atij dhe një personi tjetër që ai do të marrë me vete. Do t’i japim bileta për ndeshjen dhe do t’i prenotojmë një dhomë hoteli. Do ta takoj mbas ndeshjes. Është një këngë super”. Një gjest me të vërtetë i bukur nga “The Notorius”.

Më shumë nga Boks